Opinionisti Azdren Shala, në një deklaratë për media ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti beson që 46 për qind e shqiptarëve janë analfabetë, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai u shpreh se Kurti ka qenë i sinqertë në statusin e tij kur e ka thënë një gjë të tillë.
“Mendoj që Albin Kurti me një status të vet ka qenë i sinqertë, ai beson përnjëmend se 46 për qind e shqiptarëve janë analfabetë, nuk dinë”, tha ai në “Rrubikon”.
“Fakti që ky i ka bindur në Kosovë një pjesë të njerëzve që kur ka shkuar për herë të parë në negociata i ka mbajtur Macronit ligjeratë për demokracinë, francezëve që e kanë rikthyer si koncept në Evropë, kjo flet shumë se si ky i trajton shqiptarët e Kosovës, ky përnjëmend i sheh si analfabetë”, tha tutje Shala. /Gazeta Enigma/