Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se nëse kryeministri, Albin Kurti e ka seriozisht ‘ofertën’ për zgjedhje të jashtëzakonshme “le të jap dorëheqje” dhe kështu votojnë shpërndarjen e Kuvendit.
Sipas tij, LDK-ja nuk ka marrëveshje me PDK-së – ndonëse kryetari i saj tha se ka biseduar me partitë opozitare – për mocionin e shpërndarjes së Kuvendit.
“.. Pra, s’ka marrëveshje, sepse ne këtë rasti kryetari i PDK-së do të përpiqej të implementonte dëshirën e kryeministrit, me një lloj ndërmjetësimi… askush nuk mund të bëjë marrëveshje me LDK-së për këtë çështje. Nëse kryeministri e ka seriozisht dhe i duket se për të është pafavorshme, po ka situa tejet të vështira që s’arrin ti përballojë dorëheqje. Ne në atë rast votojmë shpërndarjen kuvendit… dhe organizojmë zgjedhjet në afatet kushtetuese”, ka thënë Shala në “Debat Plus”.
Shala e ka ritheksuar se nuk do ta votojnë mocionin e shpërndarjes së Kuvendit pasi, sipas tij, është dëshirë e Kurtit dhe Vetëvendosjes.