Shala për flamujt e UÇK-së që s’u lejuan në “Air Albania”: Rama i vetmi që kundërshtoi Specialen

Shala për flamujt e UÇK-së që s’u lejuan në “Air Albania”: Rama i vetmi që kundërshtoi Specialen

Analisti Azdren Shala në një deklaratë për media ka folur në lidhje me atë që flamujt e UÇK-së nuk u lejuan në stadiumin e Shqipërisë “Air Albania”, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka theksuar se është Edi Rama politikani i vetëm që sipas tij e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale.

“Lehtë është me shit patriotizëm, lehtë është me nxit ndjenja nacionaliste, mjafton nje daulle dhe një këngë dhe kjo e merr atë përmasën e vet”, tha Shala në “Rubikon”.

“Por, ne duhet të kuptojmë një gjë në Kosovë, ky stadiumi “Air Albania”, para se me qenë studium i Shqipërisë, është një fushë e një organizate siç është FIFA apo UEFA, e cila është neutrale dhe nuk lejon asnjë provokim”.

“UÇK-ja sot gjykohet në Hagë dhe i vetmi politikan shqiptar që e ka marrë një inciativë për më e kundërshtu një raport të Dick Marty përmes një rezolute në Këshill të Sigurimit, është Edi Rama”, u shpreh tutje Shala.

Related Articles