Përplasje mendimesh ka pasur sonte teksa po diskutohej për Edi Ramën dhe Albin Kurtin, ishte gazetari Vullnet Krasniqi i cili ju drejtua opinionistit, Azren Shala se nuk mund të krahasohet Rama që ka bërë investime në katër vitet e fundit, raporton Gazeta “Enigma”.
“Nuk mund ta krahasosh Ramën, që ka investuar tani këto katër vitet e fundit”, është shprehur Krasniqi në “Rubikon”.
Ndërkaq, përgjigja e Shalës ishte se një krahasim i tillë nuk mund të bëhet, sepse sipas tij, Rama është politikan, ndërkaq Kurti palaço. “Po nuk krahasohen, se ai është politikan, ky është palaço”, u shpreh tutje Shala.