Shala-Qeverisë: Sa është numri i operatorëve të ujit në Kosovë, gjegjësisht ambalazhuesve?

Shala-Qeverisë: Sa është numri i operatorëve të ujit në Kosovë, gjegjësisht ambalazhuesve?

Kuvendi i Kosovës po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit dhe mënyrën e shlyerjes së këtyre borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Seanca po zhvillohet vetëm me deputetë të opozitës, pasi deputetët e mazhorancës janë të munguar, raporton Gazeta Enigma.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka ngritur shqetësime mbi respektimin e ligjit dhe menaxhimin e sektorit të ujit.

Ai pyeti nëse janë respektuar ligjet në këtë proces dhe si menaxhohet sektori i ujërave në Kosovë.

Gjithashtu, ai shprehu shqetësim se institucioni i ujërave udhëhiqet nga ushtrues detyre pas tri vjetësh qeverisjeje, çka ai e konsideron të paligjshëm.

Shala kërkoi gjithashtu informacion mbi numrin e operatorëve të ujit dhe ambalazhuesve./GazetaEnigma/

Related Articles