Xherdan Shaqiri ka pranuar se nuk do ta ketë lehtë të luaj kundër Kosovës. Ai ka thënë se do të ketë emocione, por pavarësisht kësaj do të mundohet të qëndrojë i qetë dhe të përqendrohet në detyrën e tij.
Zvicra dhe Kosova përballen të martën prej orës 18:00 në miqësoren që luhet në Zuerich, ndërsa Shaqiri kërkon fitore.
Ai ka thënë se Zvicrës i duhet fitorja në këtë miqësore, pasi të shtunën e shkuar u mposht nga Anglia (2:1) në Londër.
E përgatiti veten normalisht sikurse për çdo ndeshje tjetër. Kam luajtur në ndeshje që kanë qenë shumë më të rëndësishme, dhe në fund të fundit është një miqësore kundër Kosovës. Mirëpo, natyrisht që duam fitore pas humbjes nga Anglia”, ka thënë Shaqiri.
“Normalisht, që do të ketë emocione por do të përpiqem të qëndrojë i qetë dhe të koncentrohem në detyrën time”.
Në konferencën për shtyp, Shaqiri ka folur edhe për tifozët që pritet të jenë të pranishëm në tribunat e stadiumit.
“95 për qind të njerëzve nëse do të jenë të lumtur që do të më shohin në fushë. Është normale që aty të jenë 1 apo dy njerëz që nuk më duan’, tha Shaqiri. “Sigurisht, se do të jenë ndeshje historike por në të shkuarën kemi luajtur edhe kundër Shqipërisë dhe atë në Kampionatin Evropian. Kështu që, kjo është vetëm ndeshje miqësore”.