Xherdan Shaqiri nuk ka pranuar që të flas për mediat serbe pak para fillimit të ndeshjes ndërmjet Zvicrës dhe Brazilit.Futbollisti nga Gjilani nuk luajtur asnjë minutë ndaj Brazilit në humbjen 1-0 të Zvicrës për shkak të lëndimit.
Pak para ndeshjes, disa gazetarë serb kërkuan që ai të fliste për ta, por Shaqiri i ka anashkaluar duke kaluar pranë tyre dhe duke mos u ndalur për t’u përgjigjur.Zvicra do të ballafaqohet me Serbinë më 2 dhjetor në ndeshjen vendimtare për kualifikim tutje në fazën tjetër të Kampionatit Botëror