Shasha: Zero mundësi që Franca krye në vetë të pezulloj liberalizimin e vizave

Shasha: Zero mundësi që Franca krye në vetë të pezulloj liberalizimin e vizave

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Demush Shasha, ka thënë se Kosova ‘ka kryer të gjitha detyrat e veta të shtëpisë dhe mund të rri komod për liberalizimin e vizave’, raporton Gazeta Enigma.

“Sot këshilla kryesore diplomatike për Kosovën është: buzëqesh dhe mos thuaj asgjë. Kosova ka kryer të gjitha detyrat e veta të shtëpisë dhe mund të rri komod për liberalizimin e vizave. Ne veç jena tu e prit të buzëqeshur 1 janarin 2024”, ka thënë Shasha.

Shasha tutje ka thënë që nuk ka mundësi që Franca në mënyre unilaterale të pezulloj liberalizimin e vizave.

“Eh tash nëse Presidenti Macron ka një qëndrim të ri lidhur me liberalizimin e vizave është mirë të sqarohet. Sot ai vetëm ka konfuzuar me deklaratën e tij. Ka zero mundësi që Franca në mënyre unilaterale dhe krye në vetë të pezulloj liberalizimin e vizave. Kjo është ligjërisht e pamundshme”.

“Kam thënë edhe më herët. Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike”, ka shkruar tutje Shasha. /Gazeta Enigma

Related Articles