Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas sulmeve të dhunshme ndaj gazetarëve kosovarë në komunën e Leposaviqit sot.
Në reagimin e ambasadës së SHBA-së thuhet se dënohen sulmet e vazhdueshme dhe kanë përsëritur thirrjen që mediat të punojnë pa dhunë e pa frikësim.
“Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe sot. Ne përsërisim thirrjen tonë që mediat të jenë në gjendje të punojnë pa dhunë dhe frikësim.”, thotë ambasada.
We condemn the continued attacks on journalists in northern Kosovo, including today. We reiterate our call for media to be able to work free from violence and intimidation. https://t.co/cJi1LB4IZg— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 16, 2023