Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë edhe 270 milionë dollarë shtesë si ndihmë sigurie për Ukrainën, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
Kjo paketë ushtarke do të përfshijë sisteme shtesë raketash me rreze të mesme dhe drone taktike, shkruan Skynews.
Kësti i fundit i shpallur nga Shtëpia e Bardhë të premten vjen në krye të rreth 8 miliardë dollarëve ndihmë për sigurinë e ofruar që nga fillimi i luftës që nisi në muajin shkurt.
Paketa e re përfshin katër sisteme raketash artilerie të lëvizshmërisë së lartë, ose HIMARS, dhe i lejon Kievit të blejë deri në 580 dronë Phoenix Ghost, të dy sisteme thelbësore të armëve që i kanë lejuar ukrainasit të qëndrojnë në luftë pavarësisht supremacisë së artilerisë ruse.