Bashkëpunimi i thelluar mes Rusisë dhe Koresë së Veriut, ka shqetësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjeneralmajori Patrick Ryder ka shprehur shqetësimin për lidhjet në rritje mes këtyre dy vendeve.
Ky reagim erdhi pasi Vladimir Putin mbërriti në Korenë e Veriut për vizitën e tij të parë në 24 vjet, njoftojnë mediat e huaja.
“Bashkëpunimi i thelluar është diçka që duhet të jetë shqetësuese, për këdo që është i interesuar të ruajë paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean”, ka thënë Ryder, zëdhënës i Pentagonit. /Gazeta Enigma
ShBA e shqetësuar nga mardhëniet e Rusisë me Korenë e Veriut
