“SHBA është partner në sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe duhet t’i dënojë këto sulme”

“SHBA është partner në sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe duhet t’i dënojë këto sulme”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyyed Abbas Araghchi, akuzoi Shtetet e Bashkuara si “partnerë” në sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe i bëri thirrje SHBA-së të marrë përgjegjësi për veprimet e saj.

Araghchi tha se sulmet nuk do të kishin ndodhur pa mbështetjen dhe dritën jeshile të SHBA-së për Izraelin.

Ai theksoi se ka prova që kundërshtojnë pretendimet amerikane për mungesë përfshirjeje në këto sulme.

Ministri iranian gjithashtu akuzoi Izraelin për sabotimin e raundit të ardhshëm të bisedimeve bërthamore me SHBA-në, që mund të kishte hapur rrugën për një marrëveshje mes palëve.

Related Articles