Qeveria amerikane ka njoftuar sot një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën me një vlerë prej 625 milionë dollarësh.
“Paketa përfshin sisteme shtesë të lëshimit të raketave mobile HIMARS, municione dhe automjete të blinduara”, tha Shtëpia e Bardhë.
“Gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi gatishmërinë e vazhdueshme të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj çdo individi, entiteti ose vendi që ofron mbështetje për aneksimin e supozuar të Rusisë”, thuhet në një deklaratë.
“Paketa e armëve për Ukrainën është nga rezervat e Pentagonit, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit. Kjo e çon ndihmën totale ushtarake amerikane për Ukrainën që nga fillimi i mandatit të Biden në 17.5 miliardë dollarë.
Pjesa më e madhe e ndihmës është dhënë që kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt.