ShBA-ja bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

ShBA-ja bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

SHBA-ja insiston që Rusia të zbatojë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, pasi konflikti i nisur më 24 shkurt të këtij viti vazhdon të intensifikohet.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin sot ka folur me homologun e tij rus, Sergei Shoigu duke theksuar se të dyja palët duhet t’i dorëzojnë armët.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit sipas Pentagonit, shkruan Gazeta Enigma.

Kjo është hera e parë që Austin flet me Shoigu, që nga 18 shkurti, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Related Articles