Shtëpia e Bardhë ka dhënë detajet e një skeme të re masash ekonomike të vendosura kundër Rusisë dhe Bjellorusisë aleate të mërkurën, duke kritikuar Bjellorusinë për “mundësimin e pushtimit të Ukrainës nga Putini”.
Në kuadër të masave të reja janë kufizimet e reja që zgjerojnë politikat e kontrollit të eksportit në Bjellorusi, duke parandaluar devijimin e teknologjisë dhe softuerit drejt Rusisë përmes vendit, të cilat administrata tha se “do të kufizojnë ashpër aftësinë e Rusisë dhe Bjellorusisë për të marrë materialet që u nevojiten për të mbështetur agresionin e tyre ushtarak”.
Përveç kësaj, SHBA-ja dhe aleatët po identifikojnë 22 “entitete të lidhura me mbrojtjen” ruse, duke përfshirë firma që ofrojnë mbështetje teknologjike dhe materiale për ushtrinë ruse.
SHBA-ja dhe aleatët po synojnë gjithashtu “eksportet e teknologjisë” në sektorin e rafinimit të naftës, për të cilin ata thonë se mund të ndihmojnë SHBA-në të lëvizë drejt qëllimit të saj për të “degraduar statusin e Rusisë si një furnizues kryesor i energjisë me kalimin e kohës”.
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, dhe partnerët tanë nuk kanë një interes strategjik në reduktimin e furnizimit global të energjisë – kjo është arsyeja pse ne kemi hequr pagesat e energjisë nga sanksionet tona financiare”, ka thënë Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, duke shtuar se sanksionet ndaj industrisë së përpunimit të naftës do të dëmtojë industrinë ruse të naftës.
SHBA-ja detajon gjithashtu sanksionet e reja ndaj subjekteve të lidhura me forcat ushtarake ruse dhe bjelloruse dhe tregon njoftimin e presidentit amerikan Joe Biden mbrëmë për ndalimin e avionëve rusë nga hapësira ajrore e brendshme e SHBA-së.