Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë tre miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake për Kievin, ndërsa Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë, si dhe gjashtëmujorin e pushtimit rus.
Kjo vjen pasi Uashingtoni paralajmëroi se Moska mund të planifikojë sulme ndaj objektivave të mëdha civile në Ukrainë gjatë festës së saj kombëtare.
Financimi ushtarak do të ndihmojë Ukrainën të marrë më shumë armatime, municione dhe furnizime të tjera për forcat e saj të armatosura, raporton Associated Press.
Kjo do të shënonte paketën më të madhe të ndihmës ushtarake nga ShBA -ja për të ndihmuar Ukrainën, pasi ajo tashmë ka ofruar më shumë se 10 miliardë dollarë ndihmë për Kievin që nga fillimi i luftës.