SHBA-ja e fut Kosovën në listën e vendeve të rrezikshme për udhëtim

SHBA-ja e fut Kosovën në listën e vendeve të rrezikshme për udhëtim

Kosova ka hyrë në listën e 12 shteteve të CDC-së, që përbëjnë rrezik për t’u vizituar për shkak të numrit të lartë të rasteve me COVID-19. CDC u ka kërkuar amerikanëve që të shmangin Kosovën dhe 11 shtetet tjera gjatë kësaj kohe.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka shtuar 12 destinacione të tjera në listën e vendeve që amerikanët duhet t’i shmangin për shkak të numrit të madh të rasteve me Covid-19, raporton Washingtonpost.

Në mesin e 12 vendeve të reja bën pjesë edhe Kosova.

Meksika , e cila nuk kërkon që vizitorët të tregojnë prova të vaksinimit ose një test negativ të koronavirusit, tani konsiderohet një vend në “Nivelin 4” sa i përket rasteve me COVID.

Në shtetet që përfshihen destinacione të njohura turistike si Cabo San Lucas, Cancún dhe Mexico City është parë që rastete infektuara me variantin Omicron, të rriten ndjeshëm.

Vende dhe territore të tjera që kaluan të hënën në nivelin më të lartë të CDC sa i përket infektimeve janë: Brazili, Kili, Ekuador, Paraguaj, Guiana Franceze, Anguilla, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Kosova, Moldavia, Singapori dhe Filipinet.

Lista e “Nivelit 4” përfshin më shumë se 100 destinacione, me disa ishuj të njohur të Karaibeve të shtuara javën e kaluar.

CDC thotë se njerëzit që duhet të udhëtojnë në këto vende duhet të sigurohen që janë të vaksinuar kundër koronavirusit .

“Edhe nëse jeni të vaksinuar me vaksinat tuaja për COVID-19, mund të jeni ende në rrezik për marrjen dhe përhapjen e COVID-19”, thotë agjencia.

Departamenti Amerikan i Shtetit ndryshoi udhëzimet e tij të udhëtimit për të hënën, që do të thotë “mos udhëto” – për shkak të Covid-19.

Related Articles