SHBA-ja godet caqe terroriste në Somali

SHBA-ja godet caqe terroriste në Somali

Presidenti Donald Trump urdhëroi të shtunën sulme ajrore ndaj ISIS dhe objektivave të lidhur në Somali.

Ndërsa ushtria amerikane ka goditur në mënyrë rutinore objektiva në vendin e Afrikës Lindore në vitet e fundit, sulmet e së shtunës do të janë ndër të parat që Trump urdhëroi gjatë mandatit të tij të dytë në detyrë.

“Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore të sakta ushtarake ndaj Planifikuesit të Lartë të Sulmit të ISIS-it dhe terroristëve të tjerë që ai rekrutoi dhe udhëhoqi në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënuan Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë. Sulmet shkatërruan shpellat ku ata jetojnë dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar në asnjë mënyrë civilët. Ushtria jonë e ka vënë në shënjestër këtë Planifikues të Sulmit të ISIS-it për vite me radhë, por Biden dhe miqtë e tij nuk do të vepronin aq shpejt sa të përfundonin punën. Unë e bëra! Mesazhi për ISIS-in dhe të gjithë të tjerët që do të sulmonin amerikanët është se ‘ne t’ju gjejmë dhe ne do t’ju vrasim'”, shkroi Trump në X.

Sulmet kishin në shënjestër “operativët e ISIS-Somali në malet Golis”, shkroi në një deklaratë Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.

“Vlerësimi ynë fillestar është se shumë operativë u vranë në sulmet ajrore dhe asnjë civil nuk u dëmtua”, shkroi Hegseth, duke shtuar se sulmet do të degradonin aftësinë e grupit terrorist për të planifikuar sulme të ardhshme.

Objektivat e mëparshme të sulmeve të SHBA-së në Somali përfshijnë luftëtarët nga ISIS dhe grupi al-Shabaab, i cili është i lidhur me Al Kaidën.

Related Articles