SHBA-ja shprehet mirënjohëse ndaj Kosovës për pranimin e emigrantëve

SHBA-ja shprehet mirënjohëse ndaj Kosovës për pranimin e emigrantëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se janë mirënjohës ndaj Kosovës, pasi Qeveria në detyrë pranoi që t’i strehojë 50 emigrantë përkohësisht.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se e mirëpret bashkëpunimin nga një partner i saj.

“Ne jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës, për pritjen e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga SHBA-ja dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre të huajve në vendet e tyre të origjinës”, ka thënë DASH-i në përgjigje për CBSNews.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar vendimin për pranimin e 50 emigrantëve, për siç ka thënë, lehtësimin e kthimit të tyre në vendlindje.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se strehimi i tyre do të bëhet brenda një periudhe njëvjeçare.

Related Articles