ShBA-ja s’tërhiqet nga kushti i Asociacionit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

ShBA-ja s’tërhiqet nga kushti i Asociacionit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, ka folur për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

O’Brien e përmendi progresin e Kosovës me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, për të cilën tha se ka marrë shumë kohë, teksa nuk u tërhoq nga kushti për zbatimin e Asociacionit.

“Zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit ishte një progres i mirë dhe ne në mënyrë publike i kemi përshëndetur hapat që qeveria ka ndërmarrë. Por kjo ka ndodhur dhe raportuesja [Dora Bakoyannis] ka thënë se Kosova duhet të ecë përpara me çështjen e Asociacionit para se të vihet në votim çështja e Kosovës. Raportuesja e ka bere te qartë që implementimi i Asociacionit duhet të bëhet”, tha O’Brien në një konferencë online.

Po ashtu, emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ditë më parë ka thënë se Kosova është kushtëzuar me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Related Articles