ShBA-ja tërhiqet nga roli ndërmjetësues për paqe në bisedimet Ukrainë-Rusi

ShBA-ja tërhiqet nga roli ndërmjetësues për paqe në bisedimet Ukrainë-Rusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të tërhiqen nga roli i ndërmjetësuesit në bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, pasi presidenti rus Vladimir Putin refuzoi të pranojë një armëpushim.

Këtë e ka konfirmuar Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili tha se po ndryshon “metodologjinë e kontributit tonë” dhe se nuk do të “udhëtojë nëpër botë menjëherë” për takime me palët.

Lëvizja e SHBA-ve vjen në kohën kur Washingtoni ka nënshkruar një marrëveshje për mineralet me Ukrainën me kushte më të favorshme sesa ishte parashikuar më herët.

Gjithashtu, presidenti Donald Trump raportohet se ka miratuar dërgesën e parë të armëve nga administrata e tij për Ukrainën.

Sipas Departamentit të Shtetit, tani përgjegjësia bie mbi palët ndërluftuese.

“Kievi dhe Moska duhet të paraqesin propozime ‘konkrete’ për përfundimin e luftës dhe të takohen drejtpërdrejt për të zgjidhur konfliktin.”

Related Articles