Forcat amerikane kanë vrarë një udhëheqës të grupit terrorist, Shteti Islamik (IS), gjatë një operacioni në provincën Alepo të Sirisë të premten, njoftoi Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM).
Bastisja rezultoi “me vrasjen e liderit të lartë të IS-it, Dhiya Zawba Muslih al-Hardani, dhe dy djemve të tij të rritur të lidhur me IS-in”, u tha në deklaratën e CENTCOM-it.
“Këta pjesëtarë të IS-it përbënin kërcënim për forcat amerikane dhe të koalicionit, si dhe për Qeverinë e re siriane”, u tha në njoftim, ku u shtua se tri gra dhe tre fëmijë ndodheshin në vendin e sulmuar, por nuk kanë pësuar lëndime gjatë operacionit, raporton REL.
IS-i u shfaq gjatë kaosit të luftës civile në Siri dhe pushtoi territore atje dhe në Irakun fqinj më shumë se një dekadë më parë.
Që atëherë, grupi ka pësuar disfatë të mëdha në të dy vendet, por Shtetet e Bashkuara ende herë pas here e godasin grupin përmes operacioneve apo sulme ajrore për të penguar ringritjen e tij.