ShBA me tarifa brutale ndaj Kinës, kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

ShBA me tarifa brutale ndaj Kinës, kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

ShBA kanë rritur tarifat për automjetet elektrike nga Kina nga 25 për qind në 100 për qind, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, pas një sërë masash të ashpra me të cilat administrata e presidentit, Joe Biden kërkon të kufizojë importet nga ai vend.

Tarifat e reja do të zbatohen jo vetëm për automjetet elektrike, por edhe për bateritë dhe panelet diellore, gjysmëpërçuesit, vinçat portualë dhe disa produkte mjekësore si maskat mbrojtëse.

“Njoftimi i sotëm është një reflektim i angazhimit të presidentit Joe Biden për t’u kujdesur për punëtorët amerikanë. Kur përballemi me mosrespektimin e rregullave të konkurrencës dhe praktikave të padrejta nga jashtë, presidenti do të përdorë gjithçka që ka në dispozicion për të mbrojtur punëtorët dhe industrinë amerikane”, shtoi Shtëpia e Bardhë.

I just imposed a series of tariffs on goods made in China:

25% on steel and aluminum,
50% on semiconductors,
100% on EVs,
And 50% on solar panels.

China is determined to dominate these industries.

I’m determined to ensure America leads the world in them.— President Biden (@POTUS)May 14, 2024

Kjo e fundit pretendon se masat janë të nevojshme sepse Kina po vërshon tregjet botërore me eksporte të lira të krijuara artificialisht dhe Biden reagoi pavarësisht përpjekjeve për të stabilizuar marrëdhëniet me Pekinin, tha Lael Brainard, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Elon Musk, CEO i prodhuesit të veturave elektrike Tesla, gjithashtu ka paralajmëruar vazhdimisht se prodhuesit kinezë kanë një avantazh të padrejtë.

Sipas qeverisë amerikane, këto masa do të ndikojnë në eksportet nga Kina, të cilat arrijnë në 18 miliardë dollarë.

Vendimet e marra janë rezultat i një rishikimi katërvjeçar të tarifave ekzistuese që ish-presidenti amerikan, Donald Trump futi në luftën e tij tregtare kundër Kinës.

Related Articles