SHBA miraton paketën e radhës për Ukrainën – 500 milionë dollarë ndihmë ushtarake

SHBA miraton paketën e radhës për Ukrainën – 500 milionë dollarë ndihmë ushtarake

Komiteti i Shërbimeve të Armatosura në Senatin amerikan ka miratuar një paketë ndihme ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën.

Sipas agjencisë Reuters, ndihma është pjesë e Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), një projektligj vjetor që përcakton nivelin e financimeve dhe kompetencat për ushtrinë amerikane.

Bëhet e ditur se projektligji përfshin një dispozitë që e zgjat deri në vitin 2028 nismën e njohur si “Ukrainian Security Assistance Initiative” dhe rrit financimin e saj nga 300 milionë dollarë në 500 milionë vetëm për këtë vit.

Kjo iniciativë ka për qëllim të forcojë aftësitë mbrojtëse të Ukrainës në luftën e saj në vazhdim kundër Rusisë, e cila e pushtoi vendin në vitin 2022.

Related Articles