Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur marrëveshje për 13.6 miliardë dollar ndihmë për Ukrainën dhe aleatët evropianë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden fillimisht kërkoi 10 miliardë dollarë për ndihmë ushtarake, humanitare dhe ekonomike, por mbështetja nga të dyja palët ishte aq e fortë sa shifra u rrit në 12 miliardë dollarë të hënën dhe 13.6 miliardë dollarë dje.
“Ne do t’i mbështesim ata kundër tiranisë, shtypjes, akteve të dhunshme të nënshtrimit,” tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Udhëheqësit e partive shpresojnë të marrin masën prej 2741 faqesh përmes Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit deri në fund të javës, por koha e kësaj të fundit mbetet e paqartë. /Gazeta Enigma/.