SHBA nuk ndal, vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

SHBA nuk ndal, vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë një sërë veprimesh kundër Rusisë të martën, duke sanksionuar ata që thotë se mbështesin bazën industriale të mbrojtjes ruse, duke caktuar njësitë ushtarake ruse për shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë dhe duke zbatuar një ndalim për importet e reja të arit rus.

Lëvizjet janë më të fundit në përgjigje të luftës një mujore të Rusisë në Ukrainë dhe u ndërmorën pasi udhëheqësit e G7 në Gjermani ranë dakord për hapa të rinj, përfshirë ndalimin e importit të arit, me këto synojnë të dobësojnë Moskën.

Në një deklaratë, Departamenti i Thesarit i ShBA-së njoftoi për sanksione ndaj 70 subjekteve, duke përfshirë Korporatën Shtetërore Rostec, një ndërmarrje masive shtetërore ruse e formuar për ekspertizën teknologjike, hapësirën ajrore dhe ushtarako-industriale të Rusisë, filialet e saj kryesore , si dhe ndaj 29 individëve rusë.

Departamenti i Shtetit do të vendos kufizime vizash për zyrtarët që besohet se kanë kërcënuar ose shkelur sovranitetin, integritetin territorial ose pavarësinë politike të Ukrainës, duke përfshirë mbi 500 oficerë ushtarakë të Federatës Ruse, shkruan BBC.

Related Articles