SHBA paralajmëron për sulm të mundshëm të Hamasit kundër civilëve në Gaza

SHBA paralajmëron për sulm të mundshëm të Hamasit kundër civilëve në Gaza

Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka bërë të ditur se disponon “raporte të besueshme” për një sulm të afërt të planifikuar nga grupi Hamas kundër civilëve në Gaza, duke paralajmëruar se kjo do të ishte një shkelje serioze e marrëveshjes së armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit.

Në një deklaratë të shtunën, Departamenti tha se një veprim i tillë do të minonte përparimin e arritur në përpjekjet për paqe dhe kërkoi që Hamas të respektojë detyrimet e tij sipas marrëveshjes. Sipas marrëveshjes, Izraeli liroi 250 të burgosur palestinezë dhe 1,718 të ndaluar nga Gaza, raporton Associated Press.

SHBA-ja ka informuar edhe garantuesit tjerë të armëpushimit, përfshirë Egjiptin, Katarin dhe Turqinë, dhe tha se do të marrë masa për të mbrojtur civilët në Gaza në rast të sulmit.

Deri tani, Hamas nuk ka komentuar lidhur me këto paralajmërime.

Related Articles