SHBA: Pilotit i bie të fikët, aeroplanin e drejton pasagjeri

SHBA: Pilotit i bie të fikët, aeroplanin e drejton pasagjeri

Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur të martën në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një pilot i kishte humbur ndjenjat derisa ishte duke fluturuar me aeroplan.

E drejtimin e tij e kishte marrë një pasagjer, i cili nuk kishte përvojë në drejtimin e avionit.

Fluturakja Cessna 208, kishte arritur të aterojë suksesshëm në aerportin e Palm Beach, pasi ishte konsultuar me konsulltuar me kontrollorin e aviacionit.

Gjatë komunikimit pasagjeri ia kishte shpjeguar atij se pilotit i kishte rënë të fikët.

“Kam një situatë të rëndë. Piloti im është i pavetëdijshëm dhe nuk e kam idenë se si ta drejtoj avionin. Unë shoh bregdetin e Floridës përballë, por nuk e kam idenë se ku jam”.

Kontrollori e kishte udhëzuar si ta drejtonte aeroplanin derisa të ateronte.

“Përpiquni ta ndiqni bregdetin në veri ose në jug. Ne po përpiqemi t’ju gjejmë”.

“Përpiquni t’i mbani krahët, shikoni nëse mund të filloni të zbrisni. Bëjeni shumë ngadalë”,raportojnë mediat ndërkombëtare.

Related Articles