SHBA: Raportohet rasti i parë me sëmundjen afrikane

SHBA: Raportohet rasti i parë me sëmundjen afrikane

Nga Zyrtarët në Massachusetts u raportua për rastin e parë me linë e majmunëve, sipas The Guardian, transmeton GazetaEnigma.

I infektuari është një burrë i cili kishte udhëtuar në Kanada dhe zyrtarët shëndetësorë po shqyrtojnë nëse ai ka lidhje me rastet që janë raportuar në Europë.

Një numër i vogël i rasteve të konfirmuara ose të dyshuara janë raportuar këtë muaj në Mbretërinë e Bashkuar, Portugali dhe Spanjë.

Rasti në SHBA nuk paraqet rrezik dhe burri është shtruar në spital, por ndodhet në gjendje të mirë, thanë zyrtarët.

Kurse hetuesit në Europë thonë se shumica e rasteve janë raportuar te meshkujt homoseksualë ose biseksualë./ GazetaEnigma

Related Articles