Një helikopter u rrëzua pasditen e së mërkurës në Hawaii të SHBA-së, duke i lënë gjashtë persona të lënduar rëndë. Siç shkruan “Dailymail” të enjten, në bord ishin dy adoleshentë, një 23-vjeçar, një 50-vjeçar dhe një 54-vjeçar.
Në mesin e tyre ishte një vajzë. Piloti gjithashtu pësoi lëndime të rënda, derisa ende nuk dihet arsyeja e rrëzimit e as për ku ishte nisur
Helikopteri ishte i tipit “Bell 407”, i kompanisë “Paradise Helicopter” dhe shërben vetëm për turizëm.
Autoritetet thanë se rrëzimi i helikopterit ndodhi në zonën jugperëndimore të ishullit, që kryesisht përbëhet nga fusha ku ka pasur shpërthime vullkanike.
Në fotografitë e publikuara shihet helikopteri i shkatërruar.