SHBA shpall non grata ish-kryeministrin Nikola Gruevski

SHBA shpall non grata ish-kryeministrin Nikola Gruevski

Një njoftim tejet të rëndësishëm ka publikuar sot Departamenti i Shtetit të SHBA-së.

Përmes këtij njoftimi është bërë e ditur se në listë të zezë ka vendosur figura të rëndësishme të politikës në rajon.

Këto figura të rëndësishme janë vendosur në listë të zezë për shkak të përfshirjes në korrupsion.

“Departamenti amerikan i Shtetit publikisht vendos (si person non grata) ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevskin dhe ish drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Kundër-Inteligjencë, Sasho Mijalkovin bashkë me Gordana Tadiqin nga Bosnja dhe Hercegovina….”

Në njoftimin e bërë së fundi theksohet se derisa kryente detyrën si kryeministër, Gruevski ishte përfshirë në veprime korruptive që përfshinin përdorjen e influencës politike dhe pushtetin zyrtar për përfitime të tij personale.

“Ka informacione kredibile që Nikola Gruevski ka abuzuar me pushtetin e zyrës së tij për të kërkuar dhe pranuar ryshfet në këmbim të kontratave qeveritare, ka keqpërdorur fondet publike, si dhe ka ndërhyrë në proceset elektorale për përfitime vetjake apo të partisë së tij”, thuhet tutje në njoftimin zyrtar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se ky njoftim riafirmon angazhimin e tyre në mbështetjen e sundimit të ligjit dhe në forcimin e institucioneve demokratike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të Bosnje të Hercegovinës./Gazeta Enigma/

Related Articles