ShBA-të thonë se kanë fundosur 11 anije iraniane

ShBA-të thonë se kanë fundosur 11 anije iraniane

Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) thotë se ka fundosur 11 anije iraniane në Gjirin e Omanit, duke e lënë Iranin pa asnjë anije të mbetur në zonë.

“Dy ditë më parë, regjimi iranian kishte 11 anije në Gjirin e Omanit, sot nuk kanë asnjë.

“Regjimi iranian ka ngacmuar dhe sulmuar anijet ndërkombëtare në Gjirin e Omanit për dekada të tëra. Ato ditë kanë mbaruar. Liria e lundrimit detar ka mbështetur prosperitetin ekonomik amerikan dhe global për më shumë se 80 vjet. Forcat amerikane do të vazhdojnë ta mbrojnë atë”, shkruan Centcom në X.

Related Articles