SHBA vërejtje shtetasve: Kujdes të shtuar nga sulmet terroriste apo aktet e dhunës ‘anekënd botës’ 

SHBA vërejtje shtetasve: Kujdes të shtuar nga sulmet terroriste apo aktet e dhunës ‘anekënd botës’ 

Departamenti i Shteti Amerikan ka njoftuar me komunikatë të gjithë shtetasit ku i këshillon që të aplikojnë kujdes të shtuar në mbarë botën për shkak të shtimit të rrezikshmërisë.

Në njoftimin emergjent Departamenti i Shtetit Amerikan thekson se potenciali i akteve të dhunshme ndaj amerikanëve është shtuar në lokacione të ndryshme ndaj botës.

“Kujdes anekënd botës: Për shkak të tensioneve në disa lokacione përreth botës, potenciali për sulme terroriste, demonstrata apo akte të dhunshme ndaj shtetasve dhe interesave të SHBA’së, Departamenti i Shtetit këshillon shtetasit amerikanë të veprojnë me kujdes të shtuar”.

Protesta të dhunshme ku cak ishin përfaqësitë diplomatike të SHBA’së si në Liban e Turqi. Ky njoftim tani përfshin edhe shtim të kërcënimit shtesë pas eskalimit të mundshëm në Lindjen e Mesme ku Irani pritet të ndërsejë vasalët në rajon në luftë dhe akte terroriste.

Operacione klandestine të Brigadës ‘Quds’ të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit nuk janë kufizuar vetëm në rajonin lindjes së mesme e Levant. Rishtas disa operativë të tyre janë arrestuar në New York pas një tentimit të dështuar të vrasjes të gazetares opozitare iraniane.

Një fanatik islamist kishte tentuar të vriste shkrimtarin Salman Rushdie në mes të SHBA’së duke ndjekur udhëzimet e fatvasë të ish liderit suprem të regjimit fanatik islamist të Iranit Ruhollah Khomeini ndaj tij për ‘blasfemi’. Atentat kishte dështuar por shkrimtari ishte plagosur keq pas therjeve të shumta me thikë.

Fatvaja e Khomeini për shkruimtaruin Rushdie ishte rasti i parë i sponsorizmit të terrorizmit shtetëror nga Irani dhe sulmit ndaj demokracisë dhe  lirisë së fjalës. Sulmet terroriste me prapavijë fashiste islamiste vetëm se janë shtuar nga ajo kohë.

Në territorin europian i fundit ishte vrasja e dy tifozëve suedezë nga një i terrorist i çoroditur i ISIS në Bruksel këtë javë.

Related Articles