Shtetet e Bashkuara u bashkuan me Rusinë për të votuar kundër rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënon luftën e Rusisë kundër Ukrainës, shkruan CNN.
Ky rreshtim me Ukrainën erdhi pasi administrata Trump ka ndjekur diskutimet me Moskën për përfundimin e luftës, ndërsa Presidenti Donald Trump ka rritur retorikën e tij ndaj Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Rezoluta u miratua nga Asambleja e Përgjithshme me 93 vota pro.
Ndër 17 vendet që iu bashkuan SHBA-së ishin Rusia, Bjellorusia, Koreja e Veriut, Izraeli dhe Hungaria. Kina abstenoi së bashku me 64 vende të tjera.