Shtetet e Bashkuara vranë liderin e Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri në një sulm me dron, sipas burimeve të shumta të njohura me këtë çështje, raporton CNN, transmeton Paparaci.
Zawahiri, i cili sapo mbushi 71 vjeç, kishte mbetur një simbol i dukshëm ndërkombëtar i grupit, 11 vjet pasi SHBA vrau Osama Bin Ladenin. Në një moment, ai veproi si mjeku personal i Bin Ladenit.
Qeveria amerikane ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij. Presidenti Joe Biden do të flasë në orën 19:30. ET mbi “një operacion të suksesshëm kundër terrorizmit” kundër al-Kaedës në Afganistan, tha Shtëpia e Bardhë të hënën.
“Gjatë fundjavës, Shtetet e Bashkuara kryen një operacion kundër terrorizmit kundër një objektivi të rëndësishëm të Al Kaedës në Afganistan. Operacioni ishte i suksesshëm dhe nuk pati viktima civile”, tha një zyrtar i lartë i administratës.
Biden, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19 të hënën teksa merret me një rast të rikuperimit të virusit, do të flasë jashtë nga ballkoni i dhomës blu në Shtëpinë e Bardhë.
Zawahiri vjen nga një familje e shquar egjiptiane, sipas New York Times. Gjyshi i tij, Rabia’a al-Zawahiri, ishte imam në Universitetin Al-Azhar në Kajro. Xhaxhai i tij, Abdel Rahman Azzam, ishte sekretari i parë i Lidhjes Arabe.
Departamenti Amerikan i Shtetit ofroi një shpërblim deri në 25 milionë dollarë për informacionin që çon drejtpërdrejt në kapjen e Zawahirit.
Një raport i Kombeve të Bashkuara të qershorit 2021 sugjeroi se ai ndodhej diku në rajonin kufitar të Afganistanit dhe Pakistanit dhe se ai mund të ketë qenë shumë i dobët për t’u paraqitur në propagandë