Një udhëheqës i lartë i grupit të Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri është vrarë në një operacion nga anëtarët e shërbimit të inteligjencës kombëtare irakiane së bashku me forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, ka thënë kryeministri irakian.
Abdallah Makki Muslih al-Rifa, i njohur gjithashtu si Abu Khadija, “u konsiderua një nga terroristët më të rrezikshëm në Irak dhe në botë”, sipas kryeministrit Mohammed Shia al-Sudani.
Presidenti i SHBA Donald Trump tha se “ai u ndoq pa pushim nga luftëtarët tanë të guximshëm”, shkruan BBC,
Komanda Qendrore e SHBA (Centcom) postoi në X atë që dukej të ishte një video e sulmit, për të cilin tha se ishte kryer në provincën perëndimore Al Anbar të Irakut të enjten.
Në platformën e tij “Truth Social”, Presidenti Trump tha: “Jeta e tij e mjerë u ndërpre, së bashku me një anëtar tjetër të ISIS, në koordinim me Qeverinë irakiane dhe Qeverinë Rajonale Kurde. Paqe përmes fuqisë!”