Sheffield Unitedi shokon Tottenhamin në FA CUP

Sheffield Unitedi shokon Tottenhamin në FA CUP

Iliman Ndiaye shënoi një supergol në fund të ndeshjes, ndërsa skuadra e tij, Sheffield United, që bën gara në rangun e dytë të futbollit anglez, e eliminoi Tottenhamin nga Kupa FA të mërkurën mbrëma.

Ndeshja e cila po shkonte drejt vazhdimeve u vendos në minutën e 79-të, kur edhe realizoi Ndiaye për golin e fitores së madhe. Grimsby Town shkaktoi tjetër në 1/8 e finales së Kupës FA. Grimsby që bën gara në rangun e katërt të futbollit anglez, e eliminoi Southamptonin e Premier Leagues angleze, pas fitores 2:1 si mysafir. Grimsby arrin në çerekfinale të Kupës FA për herë të parë në 84 vjet.

Ndërkohë, Burnley kaloi tutje pas fitores 1:0 ndaj Fleetwoodit. Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, u pushua për këtë ndeshje nga trajneri i skuadrës, Vincent Kompany. Burnley i portierit Muriq do të luajë në çerekfinale të garës për herë të parë në 20 vjet.

Related Articles