Shefi i ardhshëm i NATO-s e përshëndet ngrohtë presidenten Osmani

Shefi i ardhshëm i NATO-s e përshëndet ngrohtë presidenten Osmani

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i cili së shpejti pritet të bëhet Shef i NATO-s, ka përshëndetur ngrohtë sot presidenten Vjosa Osmani, duke ia puthur asaj dorën dhe duke e puthur dy herë.

Osmani po bisedonte me disa të ftuar të tjerë në Samitin për Paqe në Ukrainë, i cili po zhvillohet në Zvicër, kur Rutte u afrua për ta përshëndetur të parën e shtetit të Kosovës.

Gjatë përshëndetjes, Rutte dëgjohet teksa i thotë Osmanit: “Gjithmonë jam me ty (në evente)”.

Rutte, i cili është në largim e sipër nga posti i kryeministrit të Holandës, së shpejti pritet ta zëvendësojë Jens Stoltenbergun si Shef të NATO-s.

I njëjti po ashtu vizitoi Kosovën vitin e kaluar. /Gazeta Engima

Related Articles