Tomas Szunyog, shef i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Ai i ka uruar Sylës shërim të shpejtë dhe ka kërkuar që sulmuesit të identifikohen e të ndiqen penalisht.
“Unë bashkohem me AGK-së dhe partnerët tjerë në në Kosovë në dënimin e sulmit të mbrëmshëm ndaj Valon Sylës, drejtorit të Gazetës Metro. Liria e fjalës është një vlerë thelbësore????????#e BE-së dhe duhet mbrojtur. Sylës i uroj shërim të shpejtë. Sulmuesit duhet të identifikohen dhe ndiqen penalisht”, ka shkruar ai në Twitter, të mërkurën.
Ai ka shtuar se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen ndaj mediave.
“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e mediave profesionale dhe pluraliste në Kosovë”, ka vazhduar ai.