Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, të enjten do t’a vizitojë Kosovën, i cili do të zhvillojë takime bilaterale me krerët shtetëror të vendit tonë.
Kjo është bërë e ditur përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë, temat e diskutimit në vazhdën e takimeve do të jenë mbështetja e Kroacisë për Kosovën në rrugën evropiane, ndihma konkrete e Kroacisë përmes projekteve të binjakëzimit, stabiliteti dhe siguria e rajonit, rritja e kontigjentit kroat në KFOR, mbrojtja e diasporës më të vjetër kroate në Kosovë.
Ndryshe, shefi i diplomacisë kroate do të takohet me Presidentin e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, Kryeministrin Albin Kurti, Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.