Shefi i NATO-s bisedon me Trumpin lidhur me situatën në Grenlandë

Shefi i NATO-s bisedon me Trumpin lidhur me situatën në Grenlandë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbi situatën në Grenlandë dhe Arktik. 

Në një postim në “X” pas bisedës me Trumpin, Rutte tha se: “Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë dhe mezi pres ta shoh atë në Davos më vonë këtë javë”. 

Trump do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës më vonë këtë javë.
Trump ka insistuar ta marrë nën kontroll Grenlandën, ndërsa ka paralajmëruar tarifa ndaj tetë anëtarëve të NATO-s lidhur me Grenlandën dhe dërgimin e ushtarëve atje për stërvitje. 

Shteteve të cilat i ka kërcënuar Trump me tarifa janë Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar. 

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, ka thënë se vendimi i Trumpit për vendosje të tarifave është “shumë paradoksal”. 

Ai ka thënë se stërvitja e fundit e përbashkët e aleatëve në Grenlandë e njohur si “Qëndrueshmëria e Arktikut”, është dëshmi se Danimarka dhe partnerët janë të përkushtuar ta mbrojnë atë zonë. 

“Dhe kjo ka çuar te këto tarifa. Është shumë paradoksale”, tha Rasmussen. Ai ka thënë se është i përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv. 

E ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Barth Eide, tha se janë të gatshëm të punojnë me SHBA-në për ta forcuar sigurinë në Arktik. 

Related Articles