Shefi i NATO-s i shkruan Trumpit: Bëtë diçka që askush tjetër s’guxoi

Shefi i NATO-s i shkruan Trumpit: Bëtë diçka që askush tjetër s’guxoi

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump në Truth Social ka publikuar mesazhin e marrë nga shefi i NATO-së, Mark Rutte, i cili e përgëzon presidentin për marrjen e “veprimit vendimtar” në Iran.

“Z. President, i dashur Donald, urime dhe faleminderit për veprimin tuaj vendimtar në Iran – ishte vërtet jashtëzakonshëm dhe diçka që askush tjetër nuk guxoi ta bënte. Na bëre të gjithëve më të sigurt” shkruante Rutte në mesazh.

Nuk specifikohet qartë se për cilin veprim të presidentit amerikan po i referohet Rutte. Gjatë fundjavës, Trump urdhëroi një sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane, dhe në 24 orët e fundit ka ushtruar presion ndaj Izraelit dhe Iranit për të arritur një armëpushim.

Mesazhi vazhdon të lavdërojë Trump për presionin që i ka bërë vendeve të tjera anëtare të NATO-s për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen.

Trump është rrugës për në një samit të NATO-s në Holandë, ku do të takohet me Rutte dhe liderë të tjerë të bllokut të sigurisë me 32 vende anëtare.

Related Articles