Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, ka thënë se i mirëpret propozimet e bëra Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Këto deklarime ai i bëri në një konferencë për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe një paqeje të qëndrueshme”, tha ai.
Numri një i Aleancës Veriatlantike shtoi se organizata që ai drejton, e mbështet dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga ana e Bashkimit Evropian.