Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve publik për vitin 2022.
Pasurinë në AKK e ka deklaruar edhe shefi i stafit të kabinetit në qeverinë e Albin Kurtit, Luan Dalipi.
Në bazë të deklarimit, Dalipi shihet se ka një shtëpi në Marigona Rezidenc, që bashkë me tokën kap vlerën e 650 mijë eurove, e cila është në pronësi të bashkëshortes.
Po ashtu, Dalipi ka edhe një banesë në vlerë prej 107 mijë eurosh, një bodrum në vlerë 6,000 euro dhe garazhë në vlerë prej 3,200 euro.
Ai po ashtu ka dy vetura mjaftë luksoze, njëra e tipit “Mercedes” dhe tjetra Renault Captur që shkon në vlerë të 9 mijë eurove, kurse vetura e parë në vlerë prej 40, mijë eurove.
Dalipi nuk ka deklaruar kredi ose borxhe, teksa ka deklaruar mbi 42 mijë euro të gatshme në bankë.