Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka deklaruar se ka mbi 250 mijë euro të gatshme në institucione financiare, pa llogaritur paratë e gatshme të bashkëshortes.
Vela ka deklaruar llogari rrjedhëse përveç në euro edhe në valuta të ndryshme siç janë dollari amerikan dhe funta britanike.
Ai poashtu ka deklaruar një veturë të blerë në vitin 2018 me kursime personale që kap vlerën e 38 mijë euro.
Vela për postin që mban në Presidencë paguhet 1 mijë e 817 euro në muaj.