Shefi i shtabit të përgjithshëm të Izraelit, Herzi Halevi, u ka shkruar një letër ushtarëve dhe komandantëve të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) duke u thënë atyre se Izraeli “do të mbizotërojë” në konflikt.
Herzi Halevi tha se “kemi marrë një goditje të rëndë dhe jemi përgjegjës”, por “iniciativa është në duart tona”.
“Secili prej jush ka një rol në sfidat me të cilat përballemi përpara. Lufta do të jetë e vështirë dhe e gjatë dhe IDF do të mbizotërojë”, shkroi ai.
Ai nderoi ushtarët dhe civilët izraelitë që luftuan kundër Hamasit gjatë sulmit të tyre gjithëpërfshirës të qyteteve në jug të Izraelit, duke thënë se “ata paguan me jetën e tyre”, por nuk do të harroheshin, raporton Sky News.
“Populli izraelit është përballur me vështirësi më parë… fuqia, vendosmëria dhe uniteti ynë do të mbizotërojë edhe në këtë kapitull të historisë”, tha Halevi.