Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar një vendvotim në Vushtrri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “X”, ku tha se vizita u bë për të kuptuar më mirë zhvillimin e zgjedhjeve.
“BE-ja është vendosur për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Qytetarët e Kosovës duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të shprehin lirisht zgjedhjen e tyre”, ka shkruar Orav.