Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nisur mbledhja ku po diskutohet raporti për Kosovën.
Përfaqësuesja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka thënë se ka pasur vullnet të palëve për të eskaluar situatën, duke ju referuar tensioneve për masën e reciprocitetit.
“Vullneti i palëve për të provokuar përplasje të rrëzikshme, mund të çojë në pasoja më të vështira se sa mendohet. Qeveria ka pasur një agjendë ambicioze, ne i shohim përpjeket e Qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit”, tha ai.
Ajo tutje tha se Qeveria e Kosovës duhet të punojë për implementimin e vendimeve të Kushteuteses si dhe obligimet që janë marrë nga dialogu me Serbinë.
“Në këtë kontekst do të theksoja rëndësinë së pari të implementimit të të gjitha gjykatave të larta, siç janë ato që vijnë nga Gjykata Kushtetuese, prandaj ato për të drejtat pronësore, të drejtat e njeriut, e të gjitha obiligimeve që janë marrë përsipër më parë nga dialogu. Qeveria e Kosovës mbetet e fokusuar për adrestimin e çështjeve kritike për çështjen e së drejtës që besoj që do të merren për bazë edhe nga shtetet për liberalizimin e vizave. Ne, bashkësia ndërkombëtare bartim edhe përgjegjësi”, tha ajo.