Samantha Power, Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Ajo ishte në Beograd një ditë më parë, ndërsa në Prishtinë do të ketë takime gjatë pasdites së sotme si dhe të premten.
Shefja e USAID-it, në një paraqitje për media në Serbi, theksoi se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë kërkon guxim politik, por do të sillte përfitime ekonomike, ka shtuar ajo. Power theksoi gjithashtu se po udhëton drejt Kosovës për të ngritur çështje të ndjeshme dhe të vështira, porse normalizimi i raporteve do të çlirojë një potencial të madh ekonomik për të dy vendet.
Samantha Power deklaroi se Deklarata për të Zhdukurit që është arritur në fillim të këtij muaji mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme, dhe shtoi gjithashtu se duhet bërë progres edhe në krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.