Hoxha, Shefqet Krasniqi ka qenë pjesë e një emisioni në Radio Prishtina pas akuzave të shumta për një deklaratë që nxiti reagime, e ku tha se “burrat janë për oda e gratë për kuzhinë”.
Ai u shpreh se nuk merret me ata që përdorin gjuhë fyese e të cilët sipas tij “shprehin nivelin e tyre”.
“Njerëzit janë të prirë me paragjyku e me sulmu. Është fenomen psikologjik që njeriu është i prinë me t’i pa të metat… njerëzit jon të prinë, nëse 99 gjëra të mira i bën, një të keqe, atë të keqe ta shohin”, u shpreh ai duke relativizuar fjalinë e tij.
Ai përmendi respektin që kanë treguar serbët paralufte për shqiptarët që ishin me Ramazan.Reklamë
“E këta tonët, po e shajnë Ramazanin, islamin… gjithë dikush i del agjërueshëm. Pashë zotin, a nuk është e kulturës, për hatër të nanës e grusë me e respektu.” – u shpreh më tej ai.